Heqja e pelenës: Metodat dhe sinjalet që tregojnë se fëmija është gati
- by Pink dhe Blu Pharm
Heqja e pelenës: Si ta trajnojmë fëmijën pa stres ?
Shumë prindër pyesin veten: “Kur është momenti i duhur për të hequr pelenën?” E vërteta është se nuk ka një datë fikse apo një moshë të saktë. Çdo fëmijë ka ritmin e vet dhe është e rëndësishme të ndjekim sinjalet që na jep.
Cilat janë sinjalet që tregojnë se fëmija është gati?
Para se të filloni, vëzhgoni nëse fëmija po ju tregon këto shenja:
- Pelena qëndron e thatë për më shumë se 2–3 orë.
- Tregon interes për uturakun ose tualetin.
- Ju lajmëron kur ka bërë nevojat ose pak para se t’i bëjë.
- Bezdiset nga pelena e lagur.
- Kërkon të vishet, të zhvishet ose të bëjë gjëra vetë.
Këto janë pikërisht sinjalet që kemi përmendur edhe në postimin tonë. Nëse fëmija juaj po tregon disa prej tyre, atëherë ka shumë mundësi që të jetë gati për të filluar këtë fazë.

Metoda e parë: Kalimi nga pelena e zakonshme në pelena në formë mbathje
Në postim kemi sugjeruar që hapi i parë të jetë kalimi nga pelena klasike tek pelenat në formë mbathje.
Kjo fazë është shumë e rëndësishme sepse e ndihmon fëmijën të ndihet më i pavarur. Ai fillon t’i ulë dhe t’i ngrejë vetë, njësoj si mbathjet normale, dhe kjo e bën procesin më të kuptueshëm dhe më natyral.
Pelenat në formë mbathje janë ideale për fazën e tranzicionit sepse:
- Vendosen dhe hiqen shumë lehtë.
- I japin fëmijës ndjenjën e pavarësisë.
- Janë më praktike kur filloni ta ulni shpesh në uturak.
- Janë shumë të përshtatshme për fëmijët aktivë.
Për këtë periudhë, pelenat në formë mbathje TRUDI nr. 4, 5 dhe 6 janë një zgjedhje shumë praktike, sidomos kur fëmija ende nuk është gati të qëndrojë gjithë ditën pa pelena.

Metoda e dytë: Krijimi i një rutine të qetë
Një nga mënyrat më të lehta për të mësuar fëmijën është krijimi i një rutine.
Në postim kemi përmendur:
- Uljen në uturak ose tualet çdo 20–30 minuta.
- Përdorimin e një uturaku tërheqës.
- Lavdërimet për çdo përpjekje.
Kjo metodë funksionon sepse fëmija mëson gradualisht se kur dhe si duhet të shkojë në tualet. Nuk ka rëndësi nëse në fillim nuk ia del gjithmonë. Edhe vetëm fakti që ulet dhe provon është një hap shumë i rëndësishëm.
Mund të përdorni:
- Një uturak me ngjyra ose personazhin e preferuar.
- Një këngë të vogël ose një libër gjatë kohës që qëndron ulur.
- Shpërblime të vogla si sticker, përqafime apo duartrokitje.
Gjëja më e rëndësishme është që fëmija të mos e ndjejë këtë si detyrim apo presion.

Metoda e tretë: “3 ditë pa pelena”
Një tjetër metodë që kemi treguar në postim është “3 ditë pa pelena”.
Kjo metodë konsiston në 2–3 ditë të dedikuara vetëm këtij procesi. Fëmija qëndron pa pelena në shtëpi dhe prindërit e ndihmojnë të kuptojë më mirë momentin kur duhet të shkojë në uturak.
Gjatë këtyre ditëve:
- Mbajeni fëmijën pa pelena në shtëpi.
- Mbani uturakun ose wc pranë.
- Kujtojini shpesh të provojë.
- Mos e qortoni nëse ndodhin “aksidente”.
- Përdorni shpërblime të vogla dhe shumë durim.
Në postimin tonë kemi theksuar diçka shumë të rëndësishme: çdo gabim është pjesë e procesit, jo një dështim.
Shumë prindër dorëzohen pas ditës së parë, por shpesh dita e dytë dhe e tretë sjellin ndryshimin më të madh.

Këshillat më të rëndësishme për mamat
Në fund të postimit kemi ndarë disa këshilla që vlejnë për çdo familje:
- Mos e krahasoni fëmijën me të tjerët.
- Shmangni pijet para gjumit.
- Mbajeni gjithmonë uturakun ose wc sa më afër.
- Lavdërojeni për çdo përpjekje.
- Qëndroni të qeta dhe me durim.
Çdo fëmijë e kalon këtë fazë ndryshe. Disa e mësojnë për pak ditë, të tjerë kanë nevojë për më shumë kohë. E rëndësishme është që të mos ketë presion.
Nëse po kaloni këtë fazë, mund ta bëni më të lehtë duke përdorur pelenat në formë mbathje TRUDI gjatë periudhës së tranzicionit. Janë të buta, të rehatshme dhe shumë praktike për vogëlushët që po mësojnë hap pas hapi të heqin pelenën.


- Posted in:
- heqja e pampers
- heqja e pelenes
- mbathje tranjuese
- pampers ne forme mbathjesh
- pampers pants
- pelena ne forme mbathjesh
- trajnimi per heqjen e pelenes
- trudi
- trudi pants




