website Shkoni te përmbajtja

Kërko...

Kalimi nga pelena te tualeti: Si ta bëjmë më të lehtë?

Kalimi nga pelena te tualeti: Si ta bëjmë më të lehtë?

  • by Pink dhe Blu Pharm

Kalimi nga pelena te tualeti: Si ta bëjmë më të lehtë?

Kalimi nga pelena te tualeti është një nga hapat më të mëdhenj në rritjen e fëmijës. Për shumë prindër kjo fazë mund të duket e vështirë, sidomos kur nuk dinë cilin produkt apo metodë të zgjedhin fillimisht.

Hapi i parë: Uturaku

Për shumicën e fëmijëve, uturaku është mënyra më e mirë për të filluar.

Ai është më i ulët, më i sigurt dhe më pak “frikësues” sesa tualeti i madh. Fëmija ndihet më i pavarur sepse mund të ulet vetë dhe të ngrihet pa ndihmë.

Uturaku rekomandohet zakonisht nga mosha 18 muajsh e lart dhe është ideal:

  • Kur fëmija sapo po fillon të tregojë interes
  • Për përdorim në shtëpi
  • Kur duam ta bëjmë procesin më të qetë dhe më argëtues

Në këtë fazë, qëllimi nuk është që fëmija ta mësojë menjëherë, por të krijojë lidhjen me rutinën e re.

Kur është fëmija gati?

Shenjat që tregojnë se mund të filloni janë:

  • Pelena qëndron e thatë për 2–3 orë.
  • Fëmija ju tregon kur ka bërë ose kur do të bëjë.
  • Bezdiset nga pelena e lagur.
  • Tregon interes për wc ose për uturakun.
  • Kërkon të vishet dhe të zhvishet vetë.

Nëse vini re disa nga këto shenja, mund të filloni me ulje të shkurtra në uturak disa herë gjatë ditës.

Hapi i dytë: Përshtatësi për tualetin

Pasi fëmija mësohet me uturakun, hapi tjetër është përshtatësi që vendoset mbi wc.

Ky është një kalim shumë i mirë sepse fëmija fillon të përdorë tualetin si të rriturit, por pa u ndier i pasigurt. Përshtatësi e bën uljen më të rehatshme dhe më higjienike.

Është ideal:

  • Kur fëmija është rritur pak më shumë
  • Kur dëshiron të imitojë mamin dhe babin
  • Kur nuk dëshiron më të përdorë uturakun

Ky hap e ndihmon kalimin të ndodhë gradualisht, pa stres dhe pa presion.

Hapi i tretë: Ulësja me shkallë

Për fëmijët që duan të jenë krejtësisht të pavarur, ulësja me shkallë është zgjedhja më praktike.

Ajo i lejon fëmijës:

  • Të ngjitet vetë në tualet
  • Të ulet më i sigurt dhe më i qëndrueshëm
  • Të krijojë vetëbesim

Kjo zgjidhje është perfekte për përdorim të përditshëm dhe zakonisht preferohet kur fëmija e ka kaluar fazën e parë të mësimit.

Si ta bëni këtë proces më të lehtë?

Pavarësisht produktit që zgjidhni, sekreti është rutina dhe durimi.

Provoni ta ulni fëmijën:

  • Pas ngrënies.
  • Para gjumit.
  • Çdo 20–30 minuta gjatë ditës.

Lavdërojeni për çdo përpjekje, edhe nëse nuk ia del. Mos e qortoni nëse ndodhin “aksidente”, sepse janë pjesë normale e procesit.

Mos harroni: çdo fëmijë ka ritmin e vet. Disa e mësojnë shumë shpejt, ndërsa të tjerë kanë nevojë për më shumë kohë.

Në postimin tonë kemi treguar se si uturaku, përshtatësi për wc dhe ulësja me shkallë janë tre hapa të lidhur me njëri-tjetrin. Fillimisht fëmija ndihet i sigurt me uturakun, më pas kalon te wc me përshtatës dhe në fund fiton pavarësi të plotë me ulësen me shkallë.

 


Shto udhëzime speciale për porosinë tuaj
Kupon Kode