Ushtrimet fizike për lehtësimin e dhimbjes
- by Pink dhe Blu Pharm
Ushtrimet fizike përbëjnë një trajtim natyral të butë për lehtësimin e dhimbjes. Endorfinat e çliruara gjatë aktivitetit fizik kanë efekte të ngjashme me efektin që sjell e qeshura. Kjo është arsyeja që ushtrimet fizike në disa raste bëjnë pjesë në programet komplekse të trajtimit të dhimbjeve kronike.
Ka shumë situata që mund të shkaktojnë dhimbje. Artriti dhe problemet që shkakton mesi (fund shpina) shkaktojnë shumë simptoma dhe mund të çojnë deri në imobilizime. Megjithatë, pavarësisht ndjesisë që mund të mos keni dëshirë të lëvizni më, ushtrimet fizike mund të jenë një nga mënyrat për të trajtuar dhimbjet dhe shqetësimet që shkaktojnë ato. Ka dhe sindroma të dhimbshme të tjera të cilat gjejnë lehtësim nga ushtrimet fizike. Shumë femra raportojnë se ndjejnë më pak dhimbje menstruale gjatë dhe pas aktivitetit fizik. Ngurtësimi muskular në qafë e në shpatulla, apo kudo tjetër në trup, mund të përmirësohet nëpërmjet ushtrimeve të lehta dhe tërheqjeve muskulare.
Një nga aksiomat më të mëdha të mjekësisë është “së pari mos bëj keq”. Mund të duket kundërshtuese me këtë thënie kryerja e ushtrimeve kur çdo lëvizje shkakton dhimbje, por në fakt në disa lloje dhimbjesh siç është dhimbja e mesit, diskomforti që shkakton lëvizja mund të jetë vetëm i parehatshëm, por jo i dëmshëm. Këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të kryeni ushtrime fizike të cilat mund t'ju shkaktojnë diskomfort apo të shtojnë dhimbjet. Mjeku juaj është i aftë t’ju këshillojë më hollësisht, ose mund t’ju referojë tek një fizioterapist i cili do të punojë me ju për të zhvilluar program ushtrimesh p.sh., për dhimbjet e fund shpinës apo për situata të tjera të dhimbshme.
Referenca
- http://www.webmd.com/pain-management/features/exercise-relief
- https://www.brufeneffect.al/sq-al/trajtim-shtepie/trajtimi-i-dhimbjeve-ushtrime-fizike




