AKNET: PSE SHFAQEN DHE SI TË NDËRTOSH NJË RUTINË QË KA KUPTIM?
- by Pink dhe Blu Pharm
AKNET: PSE SHFAQEN DHE SI TË NDËRTOSH NJË RUTINË QË KA KUPTIM?
Aknet nuk janë thjesht “disa puçrra”. Ato mund të shfaqen si pore të bllokuara, pika të zeza, komedone, puçrra të inflamuara apo shenja pas akneve dhe shpesh kërkojnë më shumë se një produkt të vetëm.
Yndyra e tepërt, grumbullimi i qelizave të vdekura dhe bllokimi i poreve krijojnë terrenin ideal për papërsosmëritë. Prandaj, qëllimi i një rutine të mirë nuk është ta thajë lëkurën sa më shumë, por ta pastrojë, trajtojë dhe mbrojë në mënyrë të vazhdueshme.
Nga t’ia fillojmë?
Një rutinë për lëkurën me tendencë akneike mund të ndërtohet me disa hapa të thjeshtë:
-
PASTRIMI
Gjithçka nis nga një fytyrë e pastër. Pharmaceris T Puri-Sebostatic ndihmon në largimin e yndyrës së tepërt dhe papastërtive pa e rënduar lëkurën. Përdorimi i një kotoni të butë, si kotoni prej bambuje GLOV, mund të ndihmojë që pastrimi të jetë sa më delikat, pa fërkim të panevojshëm.


2. PORET, PIKAT E ZEZA DHE KOMEDONET
Nëse problemi kryesor janë poret e bllokuara dhe komedonet, Comedo Acne mund të integrohet në rutinë për të ndihmuar në përmirësimin e pamjes së tyre dhe të teksturës së lëkurës.

3. PUÇRRAT AKTIVE
Jo çdo zonë e fytyrës ka nevojë për të njëjtin trajtim. Medi Acne Pointgel aplikohet lokalisht mbi puçrrat aktive, duke synuar vetëm zonën problematike.

4. RINOVIMI I LËKURËS GJATË NATËS
Për aknet e të rriturve, teksturën jo të njëtrajtshme dhe shenjat e mbetura, Pure Retinol 0.3 mund të përdoret në mbrëmje, duke e futur gradualisht në rutinë, p.sh. 2–3 herë në javë në fillim, sipas tolerancës së lëkurës.

Ky hap nuk duhet anashkaluar, sidomos kur përdoren produkte aktive. Mbrojtja nga dielli ndihmon edhe në parandalimin e errësimit të shenjave pas akneve. Mund të zgjidhet një SPF pa ngjyrë, si Sebostatic Day SPF 20, ose një variant me ngjyrë, si Matt-Mineral SPF 30.

Mos kërko rezultate brenda natës !
Lëkura me akne ka nevojë për vazhdimësi, jo agresivitet. Fut produktet gradualisht, shmang kombinimin e shumë aktivëve njëherësh dhe mos i shtrydh puçrrat.
Në rast të akneve të moderuara–të rënda, akneve të dhimbshme ose që lënë shenja të thella, rekomandohet konsultë me dermatologun.
KUJDES: Produktet me retinol nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë; gjatë gjidhënies këshillohuni me mjekun para përdorimit.
- Posted in:
- akne
- komedone
- kujdesi i lëkurës
- lëkurë akneike
- lëkurë e yndyrshme
- Pharmaceris T
- pika të zeza
- pore të bllokuara
- puçrra
- retinol
- rutinë për akne
- shenja nga aknet
- SPF




