Përshkrimi i Produktit
Pizhame per ne maternitet dhe pas lindjes
Këto pizhame elegante dhe super komode janë zgjedhja ideale për periudhën e maternitetit, qëndrimin në spital apo ditët e para pas lindjes. Me material të butë dhe të lehtë në prekje, ofrojnë rehati maksimale për mamat gjatë pushimit, gjidhënies apo momenteve të relaksit në shtëpi.
Modeli klasik me kopsa përpara e bën shumë praktik edhe për ushqyerjen me gji, ndërsa ngjyra rozë me detaje të vogla fjongosh sjell një pamje të ëmbël dhe femerore.
Karakteristikat:
- Material i butë dhe i lehtë.
- Model komod për përdorim të përditshëm.
- Këmishë me kopsa – praktike për gjidhënie.
- Pantallona të gjera me prerje të rehatshme.
- Ideale për maternitet dhe paslindje.
- Dizajn elegant dhe feminin.
Rehati, butësi dhe stil në një set perfekt për mamat e ardhshme dhe periudhën pas lindjes.








