
Lansinoh - Set kujdesi pas lindje per mamin
Lek 23,085.00
Lansinoh - Set kujdesi pas lindje per mamin
Përshkrimi i Produktit
Lansinoh - Set kujdesi pas lindje per mamin
Paketa e maternitetit dhe postpartum nga Lansinoh përfshin produktet më të domosdoshme për periudhën pas lindjes dhe fillimin e gjidhënies, duke ofruar rehati, higjienë dhe mbështetje për mamanë në çdo hap të rikuperimit.
-Wearable Pump Single (teke) është një pompë gjiri elektrike hands-free, praktike për përdorim të përditshëm pa kabllo apo tuba. Dizajni kompakt lejon përdorimin diskret dhe komod, duke i dhënë mamit mundësinë të pompojë qumësht edhe gjatë aktiviteteve të përditshme.
-Hot & Cold Breast Therapy Packs (perlat e gjirit) ndihmojnë në qetësimin e gjirit gjatë periudhës së gjidhënies. Përdorimi i ngrohtë ndihmon në stimulimin e rrjedhjes së qumështit dhe lehtësimin e bllokimeve, ndërsa përdorimi i ftohtë ndihmon në uljen e enjtjes, dhimbjes dhe ndjesisë së parehatshme.
-HPA Lanolin Nipple Cream është një krem me lanolinë ultra të pastër për kujdesin e thithkave të irrituara apo të çara gjatë gjidhënies. Formulë e sigurt për mamanë dhe bebin, pa nevojë shpëlarjeje para ushqyerjes.
-Disposable Breast Pads (24 cope) ofrojnë mbrojtje të lartë kundër rrjedhjes së qumështit gjatë ditës dhe natës. Materiali absorbues ndihmon në mbajtjen e lëkurës së thatë dhe të rehatshme, duke parandaluar lagështinë dhe irritimet.
-Maternity Pads janë peceta postpartum me absorbim të lartë, të përshtatshme për ditët e para pas lindjes. Të buta dhe komode për lëkurën sensitive, duke ofruar mbrojtje dhe siguri maksimale.
-Organic Post-Birth Relief Spray është një spray qetësues i formuluar posaçërisht për zonën perineale pas lindjes. Ndihmon në freskimin, hidratimin dhe qetësimin e zonës së ndjeshme postpartum.
-Qeset për ruajtjen e qumështit të gjirit (25 cope) janë të parapërgatitura për ruajtje higjienike dhe të sigurt të qumështit. Praktike për ngrirje dhe transport, me mbyllje të sigurt kundër rrjedhjeve.
Një paketë e menduar për të mbështetur mamanë gjatë rikuperimit postpartum dhe për ta bërë periudhën e gjidhënies sa më të rehatshme dhe praktike.

