Përshkrimi i Produktit
FLORELLE - Ovula vaginale
Florelle Ovula është një formulë probiotike endovaginale e krijuar për të rivendosur ekuilibrin natyral të florës vaginale dhe për të mbështetur mbrojtjen fiziologjike të mukozës.
Ajo ndihmon në rikthimin e gjendjes normale të mikroflorës, krijon një barrierë mbrojtëse në muret e vaginës dhe mbron nga mikroorganizmat patogjenë.
E përshtatshme edhe gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
Kur rekomandohet përdorimi?
Florelle Ovula indikohet në rastet kur shfaqen:
-Diskomfort pas terapisë me antibiotikë.
-Kruarje, skuqje ose sekrecione si pasojë e frekuentimit të pishinave, plazheve apo qendrave estetike.
-Shqetësime post-partum ose gjatë laktacionit për shkak të ndryshimeve hormonale.
-Diskomfort pas menstruacioneve.
Kompleksi i probiotikëve që përmban
Formula përmban shtame të përzgjedhura të Lactobacillus që ndihmojnë në ruajtjen e pH-së fiziologjike dhe mbështesin ekuilibrin vaginal:
-
Lactobacillus crispatus
-
Lactobacillus jensenii
-
Lactobacillus rhamnosus
-
Lactobacillus reuteri
Udhëzime përdorimi
Lani duart përpara përdorimit. Vendoseni ovulën me kujdes, preferohet në mbrëmje para gjumit për një efekt optimal.




