
Fler - Hoily Drops (Vaj Qetesues)
Lek 2,890.00
- 25 m
- 75 ml + Doreze Eksfoliuese
Fler - Hoily Drops (Vaj Qetesues)
Përshkrimi i Produktit
Vaj dhe dorashkë eksfoliuese për trajtimin e qimeve nën lëkurë dhe folikulitin.
Të krijuara për të qetësuar irritimet mbas depilimit dhe për të parandaluar qimet nën lëkurë, dorashka eksfoliuese dhe vaji i përqëndruar ndihmojnë në çlirimin e poreve dhe i japin lëkurës lehtësim dhe butësi. I pasuruar me vaj Tea Tree, vaj Tamanu dhe Bisabololo për të përshpejtuar procesin e shërimit të lëkurës me efekt antimikrobik dhe qetësues. I testuar dermatologjikisht në lëkura të ndjeshme.
Vaj qetësues dhe dorashkë eksfoliuese të cilët ndërmjet dy depilimeve veprojnë si parandalues i qimeve të bezdisshme nën lëkurë si edhe për ta mbajtur lëkurën të butë, të hidratuar dhe pa irritime.
• Çliron poret dhe ndihmon në parandalimin e foliklitit, qimeve të ngecura nën lëkurë dhe puçrave pas depilimit.
• I pasuruar me vaj Tea Tree, vaj Tamanu dhe Bisabololo për të përshpejtuar procesin e shërimit të lëkurës.
• E lë lëkurën të lëmuar, të butë, dhe jo të yndyrshme.
VAJ TEA TREE
Antibakterial dhe antioksidant i cili ul inflamacionin dhe përshpejton procesin e shërimit të lëkurës.
VAJ TAMANU
Ushqyes dhe hidratues me veti shëruese dhe rigjenruese për lëkurën.
BISABOLOLO
Qetëson falë vetive të tij antiinflamatore.
VAJ ARRË KOKOSI
I pasur me acide yndyrore, falë vetive të tij antimikrobike ushqen dhe mbron lëkurën.







