Përshkrimi i Produktit
Fler - Dorashkë eksfoliuese
Aksesori që transformon lëkurën tënde.
Një dorashkë eksfoliuese delikate po aq sa efikase e cila do të të ndihmojë të largosh nga lëkura papastërtitë dhe lëkurat e vdekura në një hap të vetëm duke e lënë të lëmuar, të butë dhe gati për të marrë më të mirën nga produktet pas dushit.
Dizenjuar për të mos irrituar lëkurat sensitive.
Njëtrajtëson teksturën e lëkurës
Stimulon mikro-qarkullimin
Parandalon qimet nën lëkurë
Dizenjuar për një eksfolim mekanik ultra-soft, zhbllokon poret dhe ndihmon në njëtrajtësimin e pamjes së lëkurës pa e irrituar atë.
Eksfolimi është sekreti për të marrë maksimumin nga produktet e kujdesit të lëkurës duke ndihmuar përbërësit aktivë të depërtojnë me thellë falë largimit të qelizave të vdekura nga sipërfaqaja lëkurës.
Perdorimi :
Lag dorashkën dhe masazho mbi lëkurë të lagur me lëvizje rrethore.
Përdore 2-3 herë në javë për mirëmbajtjen e lëkurës ose cdo ditë për rezultate të dukshme më të shpejta.
Pas përdorimit shpëlaje mirë dhe lëre të thahet.
💡 Kombinoje me Hoily Drops për të qetësuar lëkurën pas eksfolimit dhe për të parandaluar qimet nën lëkurë në mënyrë më efektive.




