{"product_id":"daleron-tableta-me-paracetamol-500mg","title":"Daleron – tableta me paracetamol 500mg","description":"\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003eKy bar merret pa përshkrimin e mjekut, megjithatë, ju duhet ta merrni atë me kujdes që të merrni rezultatet më të mira prej tij.\u003c\/p\u003e\r\n \r\n\r\nTabletat Daleron përmbajnë \u003cstrong\u003eparacetamol\u003c\/strong\u003e, i cili frenon sintezën e prostaglandinave në sistemin nervor qëndror, si rrjedhojë lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën.\r\n\r\nEfekti i tij anti-inflamator është i dobët.\r\n\r\nAi shkakton pak efekte anësore gastrointestinale.\r\n\r\nTabletat Daleron përdoren për lehtësimin e dhimbjes së lehtë dhe të moderuar: dhimbjes së kokës, dhimbjes së dhëmbit, dhimbjeve menstruale, dhimbjes muskulare dhe reumatike, dhimbjes që shoqëron plagosjen, proçedurat mjekësore dhe dentale.\r\n\r\nNë të ftohurit dhe grip, tabletat Daleron lehtësojnë dhimbjen e muskujve dhe kyçeve, dhe ulin temperaturën që shoqëron infeksionet virale dhe bakteriale.\r\n\u003ch4\u003e\u003c\/h4\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003e\u003cb\u003eMos merrni Daleron\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\r\n\r\n\u003cul class=\"swift-in-viewport\"\u003e\r\n \t\u003cli\u003enëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj paracetamolit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të Daleronit,\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003enëse keni dëmtim të rëndë të veshkave dhe mëlçisë,\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003enëse keni inflamacion të mëlçisë të shkaktuar nga viruset (hepatiti viral) dhe\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003enëse keni defiçit të lindur të glukozë-6-fosfat-dehidrogjenazës në rruazat e kuqe të gjakut\u003ca href=\"https:\/\/www.farma-city.al\/produktet\/daleron-tableta-me-paracetamol-500mg\/\"\u003e.\u003c\/a\u003e Bari nuk duhet të jepet në fëmijët nën 6 vjeç.\u003c\/li\u003e\r\n\u003c\/ul\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003e\u003cb\u003eTregoni kujdes të veçantë me Daleron\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\r\n\r\n\u003cul class=\"swift-in-viewport\"\u003e\r\n \t\u003cli\u003enëse keni pamjaftueshmëri të lehtë deri të moderuar të mëlçisë ose veshkave,\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003enëse simptomat zgjasin më shumë se 5 ditë pavarsisht nga trajtimi. Kujdes duhet të tregohet në pacientë të dobësuar, të lodhur dhe alkolistët.\u003c\/li\u003e\r\n\u003c\/ul\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003e\u003cb\u003eMarrja e barnave të tjera\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003eJu lutem njoftoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe ato barna që merren pa përshkrimin e mjekut.\r\nNdërveprimi me disa barna të tjerë mund të rezultojë në rritje ose ulje të efekteve të tabletave Daleron ose barnave të tjera.\u003c\/p\u003e\r\n \r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003e\u003cstrong\u003eKjo mund të shfaqet me disa barna për:\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\r\n\r\n\u003cul class=\"swift-in-viewport\"\u003e\r\n \t\u003cli\u003eparandalimin e mpiksjes së gjakut (warfarin).\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003erregullimin e motilitetit intestinal (metoklopramid),\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eparandalimin e nauzesë dhe të vjellave (domperidon),\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003erregullimin e nivelit të kolesterolit dhe yndyrnave të tjera në gjak (kolestiraminë),\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003etrajtimin e krizës epilepike (barbituratet, antiepileptikët),\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003etrajtimin e tuberkulozit (rifampicin),\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003etrajtimin e infeksioneve bakteriale (kloramfenikol),\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003ebarnat e tjerë që përmbajnë të njëjtën substancë aktive, paracetamol.\u003c\/li\u003e\r\n\u003c\/ul\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003e\u003cb\u003eMarrja e Daleron me ushqim dhe pije\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003ePirja e alkoolit gjatë trajtimit me paracetamol rrit efektet toksike të paracetamolit në mëlçi.\u003c\/p\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003e\u003cb\u003eShtatzënia dhe ushqyerja me gji\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\r\n\r\n\u003cul class=\"swift-in-viewport\"\u003e\r\n \t\u003cli\u003ePyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni çdo lloj bari.\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eTabletat Daleron përmbajnë paracetamol në doza të përshtatshme për fëmijë.\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eNëse jeni shtatzënë, merreni barin vetëm me këshillën e mjekut dhe për një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur, mundësisht vetëm një dozë të vetme.\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eStudimet paraklinike tek kafshët nuk kanë treguar efekte të padëshiruara në shtatzëni dhe zhvillimin fetal.\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eMegjithatë, risku nuk mund të përjashtohet plotësisht.\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eNëse jeni duke ushqyer me gji, merreni barin vetëm me këshillën e mjekut dhe për një kohë sa më të shkurtër të mundshme, mundësisht vetëm një dozë të vetme.\u003c\/li\u003e\r\n\u003c\/ul\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003e\u003cb\u003eDrejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003eTabletat Daleron nuk kanë ndikim në aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineritë.\u003c\/p\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003e\u003cb\u003eInformacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Daleron\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003eKazein formaldehidi mund të shkaktojë çrregullime në stomak dhe diarre.\u003c\/p\u003e\r\n\r\n\u003ch4\u003e\u003c\/h4\u003e\r\n \r\n\u003cul class=\"swift-in-viewport\"\u003e\r\n \t\u003cli\u003eMerreni gjithmonë Daleronin ekzaktësisht siç ju ka ka instruktuar mjeku.\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eJu duhet të kontrolloni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eDoza e zakonshme për adultët dhe fëmijët mbi 12 vjeç është 1 deri 2 tableta, dhe për fëmijët nga 6 deri 12 vjeç. 1\/2 tablet deri 1 tabletë. Doza mund të përsëritet 4 herë në ditë.\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eIntervalet e dozimit zgjasin së paku 4 orë. Ju nuk duhet të merrni më shumë se 8 tableta dhe fëmijët 6 deri 12 vjeç nuk duhet të preken më shumë se 4 tableta në 24 orë.\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eJu nuk duhet të tejkaloni dozën e rekomanduar.\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eNëse keni përshtypjen se efektet e barit janë më të forta ose më të dobëta njoftoni mjekun ose farmacistin.\u003c\/li\u003e\r\n\u003c\/ul\u003e\r\n \r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003e\u003cb\u003eNëse harroni të përdorni Daleron\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\r\n*Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.\r\n\r\n*Merrni tableta Daleron dhimbje dhe temperature, vetëm kur është e nevojshme.\r\n\r\n \r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003e\u003cb\u003eEfektet kur ndërpritet trajtimi me Daleron\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\r\n\r\n\u003cul class=\"swift-in-viewport\"\u003e\r\n \t\u003cli\u003eJu mund të ndaloni marrjen e barit kur nuk ju nevojitet më.\u003c\/li\u003e\r\n \t\u003cli\u003eNëse keni pyetje të mëtejshme për përdorimin e këtij bari, pyesni mjekun ose farmacistin.\u003c\/li\u003e\r\n\u003c\/ul\u003e\r\n \r\n\r\n\u003cb\u003e Efekte anësore\u003c\/b\u003e\r\n\u003cp class=\"swift-in-viewport\"\u003eSi të gjithë barnat, Daleron mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush mund ti provojë ato.\r\nNëse tabletat Daleron merren në dozat e rekomanduara, efektet anësore mund të jenë të rralla dhe të lehta.\u003c\/p\u003e","brand":"Pink dhe Blu Pharm","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49650808750358,"sku":null,"price":110.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0919\/3013\/2758\/files\/daleron-tablet-700x700-1.webp?v=1736957850","url":"https:\/\/pinkpharm.al\/products\/daleron-tableta-me-paracetamol-500mg","provider":"Pink Pharm","version":"1.0","type":"link"}