{"product_id":"balanil-gel","title":"Balanil Gel","description":"\u003ch3\u003e\u003cstrong\u003eBalanil Gel\u003c\/strong\u003e\u003c\/h3\u003e\n\u003cp\u003eXhel që ruan integritetin morfo-funksional të organeve gjenitale mashkullore, duke ndihmuar kështu në parandalimin e zhvillimit dhe përparimit të patologjive inflamatore te tyre.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePrania e një matrice bio-adezive inovative me bazë hialuron, e aftë për t’u lidhur me indin e mukozës së lëkurës nëpërmjet një mekanizmi të veçantë receptor, lejon që substancat e mbartura në të të qëndrojnë në zonat e aplikimit për një kohë të gjatë, duke siguruar kështu një veprim optimal afatgjatë dhe efektiv.\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eIrritimi dhe inflamacioni shoqërohet me gjendje akute infektive lokale dhe shpesh nuk janë të lidhura me infeksionet e mëparshme, ose vazhdojnë si reagim ndaj medikamenteve dhe trajtimeve antifungale dhe kortizonike lokale, ose ndaj përdorimit të detergjenteve agresivë. Stimujt traumatikë, alergjikë dhe dismetabolikë kontribuojnë gjithashtu në shfaqjen e dukurive acaruese ose inflamatore në zonën gjenitale mashkullore.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eEkziston gjithashtu një korrelacion i ngushtë midis simptomave të traktit urinar të poshtëm, tipike për sëmundjet e prostatës dhe fshikëzës, dhe shfaqjes së eritemës, kruajtjes, edemës, dhimbjes dhe djegies në nivelin e zonës gjenitale. Simptomat e traktit urinar të poshtëm përfshijnë grupin e çrregullimeve urinare duke përfshirë rritjen e shpeshtësisë dhe urgjencës së urinimit, mosmbajtjen dhe driblimin terminal.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eKontakti i zgjatur dhe\/ose i shpeshtë i urinës me lëkurën dhe mukozën i predispozon indet ndaj acarimit dhe inflamacionit, veçanërisht në pacientët diabetikë, të imunosupresuar dhe të moshuar.\u003cbr\u003eSido që të jetë stimuli nxitës, acarimi kronik dhe inflamacioni i zonës gjenitale mashkullore çon në një ndryshim të vetive mbrojtëse të barrierës mukokutane, duke lehtësuar implantimin e agjentëve patogjenë që shkaktojnë infeksione gjenitale.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003ch4\u003e\u003cstrong\u003eUdhëzime mbi përdorimin\u003c\/strong\u003e\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003eAplikoni një shtresë të hollë xheli në zonën e prekur dy herë në ditë deri në largim e plotë të simptomave. Vetëm për përdorim të jashtëm. Gjatë periudhës së trajtimit rekomandojmë përdorimin e \u003ca href=\"https:\/\/www.farma-city.al\/produktet\/balanil-detergente-intimo\/\"\u003edetergjentit Balanil\u003c\/a\u003e.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eProdukti duke marrë parasysh karakteristikat e veçanta bio-adezive është në gjendje të qëndrojë në zonat e aplikimit për një kohë të gjatë, duke garantuar kështu një efekt optimal me veprim afatgjatë.\u003c\/p\u003e","brand":"Pink Pharm","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":67619750838550,"sku":null,"price":2950.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0919\/3013\/2758\/files\/balanil-gel.webp?v=1790706009","url":"https:\/\/pinkpharm.al\/products\/balanil-gel","provider":"Pink Pharm","version":"1.0","type":"link"}