Përshkrimi i Produktit
Balanil Gel
Xhel që ruan integritetin morfo-funksional të organeve gjenitale mashkullore, duke ndihmuar kështu në parandalimin e zhvillimit dhe përparimit të patologjive inflamatore te tyre.
Prania e një matrice bio-adezive inovative me bazë hialuron, e aftë për t’u lidhur me indin e mukozës së lëkurës nëpërmjet një mekanizmi të veçantë receptor, lejon që substancat e mbartura në të të qëndrojnë në zonat e aplikimit për një kohë të gjatë, duke siguruar kështu një veprim optimal afatgjatë dhe efektiv.
- Irritimi dhe inflamacioni shoqërohet me gjendje akute infektive lokale dhe shpesh nuk janë të lidhura me infeksionet e mëparshme, ose vazhdojnë si reagim ndaj medikamenteve dhe trajtimeve antifungale dhe kortizonike lokale, ose ndaj përdorimit të detergjenteve agresivë. Stimujt traumatikë, alergjikë dhe dismetabolikë kontribuojnë gjithashtu në shfaqjen e dukurive acaruese ose inflamatore në zonën gjenitale mashkullore.
- Ekziston gjithashtu një korrelacion i ngushtë midis simptomave të traktit urinar të poshtëm, tipike për sëmundjet e prostatës dhe fshikëzës, dhe shfaqjes së eritemës, kruajtjes, edemës, dhimbjes dhe djegies në nivelin e zonës gjenitale. Simptomat e traktit urinar të poshtëm përfshijnë grupin e çrregullimeve urinare duke përfshirë rritjen e shpeshtësisë dhe urgjencës së urinimit, mosmbajtjen dhe driblimin terminal.
- Kontakti i zgjatur dhe/ose i shpeshtë i urinës me lëkurën dhe mukozën i predispozon indet ndaj acarimit dhe inflamacionit, veçanërisht në pacientët diabetikë, të imunosupresuar dhe të moshuar.
Sido që të jetë stimuli nxitës, acarimi kronik dhe inflamacioni i zonës gjenitale mashkullore çon në një ndryshim të vetive mbrojtëse të barrierës mukokutane, duke lehtësuar implantimin e agjentëve patogjenë që shkaktojnë infeksione gjenitale.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni një shtresë të hollë xheli në zonën e prekur dy herë në ditë deri në largim e plotë të simptomave. Vetëm për përdorim të jashtëm. Gjatë periudhës së trajtimit rekomandojmë përdorimin e detergjentit Balanil.
Produkti duke marrë parasysh karakteristikat e veçanta bio-adezive është në gjendje të qëndrojë në zonat e aplikimit për një kohë të gjatë, duke garantuar kështu një efekt optimal me veprim afatgjatë.


