Holle – Qumësht lope organik 1 (0m+)
  
					
				
					
					
						
					
				
					
					
Çmimi i rregullt
										Lek 1,520.00
                                        Lek 1,600.00
								
									
									 /
									
								
                            
							
Prodhimi:
Formula organike për bebe HOLLE është e bërë nga 99% përbërës të rritur në mënyrë organike. Qumështi i përdorur në formulat HOLLE vjen nga lopë të rritura në ferma biodinamike (Demeter) në ambiente me përkujdesje dhe të përshtatshme. Fermat i përmbahen në mënyrë strikte legjislacionit europian si dhe rregullave ndërkombëtare Demeter. Kullotja e lopëve në fusha të shendetshme biodinamike është arsyeja e cilësisë superiore të qumështit të përdorur në ushqimet tona. Përbërës të tjerë të rëndësishëm përfshijnë vajrat organik vegjetal që i japin bebes acidet yndyrore të rëndesishme. Niseshtja organike dhe maltodekstrina të derivuara nga misri e bëjnë më kremoz. Pjesa e mbetur prej 1% e përbërësve janë vitamina dhe minerale të nevojshme për zhvillimin e bebes suaj sipas legjislacionit të BE.
Përgatitja:
Përgatitja e menjëhershme – gati në pak minuta. Shto ujë të zier dhe përzieje mirë.
Vendet e origjinës të përbërësve kryesorë:
Gjermani
Udhezime mbi përgatitjen:
| ml ujë | numri i lugëve matëse | 
| Sasia e ujit (ml) | Numri i lugëve | Sasia perfundimtare në (ml) | 
| 150 | 5 | 170 | 
| 180 | 6 | 200 | 
| 210 | 7 | 230 | 
Kujdes:
Qumështi i nënës është ushqyerja më natyrale dhe e shëndetshme për beben, duke përfshirë të gjithë përbërësit dhe vitaminat e nevojshme. Prandaj HOLLE rekomandon ushqyerjen me gji. Për më tepër kontakti midis nënës dhe fëmijës gjatë gjidhënies përçon ndjesinë e harmonisë dhe komfortit. Ne ju rekomandojmë të flisni me mjekun ose farmacistin për rëndësinë e të ushqyerit me gji.
 
						 
					
				
					
					
						
				
					
					
				
					
					
				
					
					
            				
                            Në stok - Gati për t'u dërguar