Përshkrimi i Produktit
Meliora - Ovula Vaginale
Meliora përmban substancat aktive kloramfenikol, metronidazol, nistatinë dhe acetat hidrokortizoni. Meliora përdoret për trajtimin ose parandalimin e infeksioneve vaginale dhe të qafës së mitrës të shkaktuara nga mikroorganizma të caktuar.
Indikacionet
-
Trajtimi i vaginitit dhe cervicitit të shkaktuar nga bakteret aerobe dhe anaerobe (përfshirë Clostridium spp.), si dhe nga mikroorganizma Gram-pozitivë ose Gram-negativë.
-
Trajtimi i vaginitit dhe cervicitit të shkaktuar nga Trichomonas vaginalis, në kombinim me lloje të tjera mikroorganizmash.
-
Trajtimi i vaginitit dhe cervicitit të shkaktuar nga Mycoplasma spp. ose Chlamydia spp., në prani të mikroorganizmave të tjerë.
-
Trajtimi i vaginitit mikotik të shkaktuar nga Candida, në kombinim me lloje të tjera mikroorganizmash.
-
Trajtimi i vaginitit të përzier, të shkaktuar nga kombinimi i baktereve, Trichomonas vaginalis, Candida spp., Mycoplasma spp. ose Chlamydia spp.
-
Parandalimi i vaginitit dhe cervicitit te gratë që i nënshtrohen trajtimit imunosupresiv, kimioterapisë, trajtimit me kortikosteroide ose radioterapisë.
-
Parandalimi i vaginitit dhe cervicitit te pacientet që do t’i nënshtrohen procedurave diagnostikuese ose ndërhyrjeve kirurgjikale në zonën gjenitale, si histerosalpingografia, kirurgjia e tubave, biopsia endometriale etj.
-
Trajtimi i florës patogjene përpara marrjes së mostrës për testin PAP, me qëllim qartësimin e fushës mikroskopike dhe përmirësimin e interpretimit të testit citologjik.


