
NAVA We Care - Termus inox me pipe 500 ml
Lek 1,752.00
- Roze
- Blu
- Jeshile
- E verdhe
NAVA We Care - Termus inox me pipe 500 ml
Përshkrimi i Produktit
Shishe Termike Inox me pipe 500 ml
Shishja termike NAVA “We Care” 500 ml kombinon në mënyrë perfekte funksionalitetin me stilin, duke qenë një zgjedhje ideale për fëmijë . Praktike dhe e lehtë për përdorim të përditshëm, është perfekte për shkollë, shëtitje, udhëtime apo në shtëpi.
E prodhuar nga çelik inox cilësor 18/8 (SS304) me strukturë me dy mure dhe teknologji izolimi vakumi, ruan temperaturën e pijeve të ngrohta ose të ftohta për 8–10 orë. Është pa BPA, PVC, ftalate dhe substanca të tjera të dëmshme, duke garantuar siguri maksimale për ruajtjen higjienike të ujit, lëngjeve apo edhe qumështit për bebe.
E pajisur me pipëz të integruar dhe kapak me hapje automatike (OneTouch), është shumë e lehtë për t’u përdorur, veçanërisht nga fëmijët. Unaza silikoni në kapak siguron izolim të mirë dhe parandalon rrjedhjet, duke e bërë të përshtatshme për ta mbajtur në çantë pa shqetësim.
Rezistente dhe e qëndrueshme, nuk thyhet lehtë dhe mund të përdoret edhe në frigorifer. Vjen në disa ngjyra dhe dizajne tërheqëse që pëlqehen nga të vegjlit.
Kujdes:
Rekomandohet larje me dorë me sfungjer të butë dhe detergjent të zakonshëm. Nuk është e përshtatshme për lavastovilje. Mos ruani për kohë të gjatë lëngje acidike, alkaline, të kripura, me agrume apo sodë buke, pasi mund të krijohen njolla në sipërfaqe.







