
NAVA We Care - Shishe termus inox me tape bambuje 500ml
Lek 1,752.00
- Roze
- Blu
- E zeze
- E verdhe
- Jeshile
NAVA We Care - Shishe termus inox me tape bambuje 500ml
Përshkrimi i Produktit
Shishe termike inox me tape bambuje 500 ml
Shishja termike “We Care” nga NAVA është e punuar nga inox cilësor 304 (18/8), e sigurt dhe rezistente për përdorim të përditshëm. Falë murit të dyfishtë me vakum, ndihmon në ruajtjen e temperaturës së pijeve të ngrohta ose të ftohta për më shumë orë.
Ideale jo vetëm për ujë, çaj apo lëngje, por edhe për ruajtjen e ujit të ngrohtë për formulën e bebit ose qumështit, duke e bërë shumë praktike për prindërit gjatë daljeve, udhëtimeve apo natës. Të kesh temperaturën gati kur të duhet, pa stres.
Ka veshje gome antirrëshqitëse dhe kapak me vidë për mbyllje të sigurt, pa rrjedhje. Është shumë e lehtë dhe praktike për zyrë, shkollë, palestër, plazh apo aktivitete në natyrë.
E disponueshme në 6 ngjyra mat.
Udhëzime përdorimi:
Lajeni para përdorimit të parë me ujë të ngrohtë, detergjent të butë dhe sfungjer të butë. Pas çdo përdorimi, lajeni dhe thajeni mirë. Preferohet larja me dorë për jetëgjatësi më të madhe. Mos përdorni tela metalikë apo pastrues të ashpër.
Shënim: Koha e ruajtjes së temperaturës mund të ndryshojë në varësi të sasisë dhe temperaturës së përmbajtjes apo ambientit.











