Përshkrimi i Produktit
Marvit - Cal Safe Plus
Marvit Cal Safe Plus është një suplement ushqimor i cili përdoret veçanërisht gjatë menopauzës, për të luftuar brishtësinë e kockave ose gjatë procesit të rikuperimit pas lëndimeve të kockave. Përmban Bisglicinat të Kalciumit, Bisglicinat të Magnezit, Vitaminë D3 dhe Vitaminë K2.
Indikacione
- Për kocka të shëndetshme.
- Mungesa e vitaminave dhe mineraleve.
- Parandalimi i osteoporozës.
- Pas lëndimeve të kockave.
- Për femrat gjatë menopauzës.
Përbërësit aktivë
- Bisglicinati i Kalciumit – Kalciumi është përbërësi kryesor i strukturës skeletore dhe është thelbësor në procesin e rimodelimit të kockave. Bisglicinati i kalciumit ka biodisponibilitet më të lartë në krahasim me karbonatin ose citratin e kalciumit.
- Bisglicinati i Magnezit – Magnezi merr pjesë në përthithjen e kalciumit dhe rregullon ekuilibrin acido-bazik të trupit.
- Vitamina D3 dhe K2 – Kanë aftësinë të aktivizojnë proteinën osteokalcine dhe janë thelbësore për përthithjen e kalciumit në indet kockore.
Udhëzime mbi përdorimin
Merrni 1-2 kapsula në ditë, mundësisht pas vaktit kryesor.
Kujdes! Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Disa njerëz mund të përjetojnë përgjumje, prandaj bëni kujdes gjatë drejtimit të automjetit. Nuk duhet përdorur gjatë shtatzënisë.


