
Nutriben Hidrolizada (Qumesht formule)
Lek 2,612.50
- 1 (0-6 muaj)
- 2 (6-18 muaj)
Nutriben Hidrolizada (Qumesht formule)
Përshkrimi i Produktit
Nutriben Hidrolizada (Qumesht formule)
Nutribén Hidrolizada është formulë speciale me proteina të hidrolizuara, e krijuar për foshnja që kanë intolerancë ose ndjeshmëri ndaj proteinave të qumështit të lopës. Përmes procesit të hidrolizës, proteinat ndahen në fragmente më të vogla, duke e bërë formulën më të lehtë për tretje dhe më të përshtatshme për sistemin tretës të ndjeshëm.
Rekomandohet veçanërisht për trajtimin e:
-
Intolerancës dhe alergjisë ndaj proteinave të qumështit të lopës.
-
Dermatiti atopik.
-
Intolerancës kongjenitale ndaj laktozës.
-
Gastroenteritit akut me simptoma të mungesës së laktazës.
-
Diarreve të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm.
-
Keqpërthithjes së karbohidrateve.
-Pa laktozë
E përshtatshme për fëmijët me intolerancë ndaj laktozës.
-DHA & GLA
Acide yndyrore që mbështesin zhvillimin e trurit dhe retinës, me efekt anti-inflamator.
-Prebiotikë FOS
Mbështesin florën e shëndetshme të zorrëve dhe sistemin imunitar.
-Probiotikë (Lactobacillus rhamnosus)
Ndihmojnë shëndetin intestinal dhe reduktojnë inflamacionin alergjik.



