Vendi i origjinës të përbërësve kryesorë: Gjermani
Përgatitja: Përgatitje e menjëhershme – gati në pak minuta. Shtoni ujë të zier dhe tundeni mirë.
Prodhimi: Formula organike për bebe HOLLE është e bëre nga 99% përbërës të rritur në mënyrë organike. Qumështi i përdorur në formulat HOLLE vjen nga lopë të rritura në ferma biodinamike (Demeter) në ambiente me përkujdesje dhe të përshtatshme. Fermat i përmbahen në mënyrë strikte legjislacionit europian si dhe rregullave nderkombëtare Demeter. Kullotja e lopëve në fusha të shëndetshme biodinamike është arsyeja e cilësisë superiore të qumështit të përdorur në ushqimet tona. Përbërës të tjerë të rëndësishëm përfshijnë vajrat organikë vegjetal që i japin acidet yndyrore të rëndesishme bebes. Niseshtja organike dhe maltodekstrina të derivuara nga misri e bëjnë më kremoz. Pjesa e mbetur prej 1% e përbërësve janë vitamina dhe minerale të nevojshme për zhvillimin e bebes suaj sipas legjislacionit të BE.












